TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama nuk e ka dorëzuar përfundimisht Erion Veliajn, duke mos e larguar nga drejtimi i qarkut të Tiranës.
Por, kryeministri i ka vendosur dy "supervizore", konkretisht Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun, të cilat do të ndajnë këtë detyrë me Veliajn.
Rama e shpjegoi rritjen e numrit të përfaqësuesve politikë në Tiranë me madhësinë e qarkut, megjithatë ky duket një shpjegim jo bindës, për shkak se qarku ka patur të njëjtën madhësi dhe Veliaj e ka drejtuar i vetëm.
Ajo që ka ndryshuar është skandali me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt, ndihmës të vyer të tij në fushatë, që sot janë në qeli dhe hetimet e SPAK në kupolën e Bashkisë, përfshirë edhe ndaj kryebashkiakut.
Lëvizja e Ramës më shumë se ndonjë të papritur nga hetimet e SPAK, reflekton edhe mosbesim dhe frikën se mos sabotohet, ndaj zgjidhja duket se është gjetur me dy gra që Veliaj do t'i ketë mbi kokë.
Drejtuesit politikë në qarqe:
Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës: Emirjana Sako
Shkodër Benet Beci
Lezhë: Ulsi Manja
Kukës: Pandeli Majko
Dibër: Blendi Gonxhe
Elbasan: Arbian Mazniku
Fier: Belinda Balluku
Korçë: Niko Peleshi
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Berat: Ervin Demo
Vlorë: Bledi Çuçi