AKTUALITET, 15 Tetor 2022, 17:38

“Nuk duam të shohim më të rinj të rrezikojnë jetën me gomone”/ Meta shpërndan mesazhin: Prioriteti ynë, mbështetja pa rezerva për…

“Nuk duam të shohim më të rinj të rrezikojnë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrjete sociale një mesazh për të gjithë rininë shqiptare.

Ai shkruan se prioritet i Partisë së Lirisë, është mbështetja e të rinjve pa rezerva në të gjitha fushat, si në edukim, teknologji dhe startupe.

Ish-Presidenti thotë se nuk duhet që të përsëriten sërish skenat e viteve 90-91 ku të rinjtë u larguan me gomone.

Postimi i Ilir Metës:

Prioriteti ynë është mbështetetja pa rezerva e të rinjve shqiptarë, në fushën e edukimit, teknologjisë dhe startup-eve në mënyrë që të çojnë vendin përpara.

Mesazhi në videon e shpërndarë:

Nuk duam të shohim më të rinj të rrezikojnë jetën si në vitet 90’, 91’ me gomone. Përkundrazi, duam të shohim të rinj të aftësohen çdo ditë, të cilët mbështeten çdo ditë nga shteti, nga qeveria, nga pushteti vendor.