AKTUALITET, 15 Tetor 2022, 18:50

Duke kënduar “Bella Ciao”, Rama publikon videon nga Kongresi i Berlinit

Duke kënduar “Bella Ciao”, Rama publikon videon nga Kongresi i

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga Berlini, ku mori pjesë në punimet e Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PES).

Rama ka publikuar një video, teksa këndohet kënga “Bella Ciao”, himni i së majtës botërore, por në gjuhën perse.

Kjo këngë është kënduar në Berlin, në shenjë homazhi për 22-vjeçaren iraniane Mahsa Amini, pasi u dhunua nga disa policë, se nuk mbante shaminë (hixhabin) në mënyrën që duhet.

Gruaja kurde nga qyteti veriperëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran, pasi kaloi tri ditë në koma.

@ediramatiktok

????Berlin PES Congress???? Beautiful❤️

♬ original sound - EdiRamaTikTok