AKTUALITET, 24 Janar 2024, 21:27

Ndryshimet për afatin e patentës, kohëzgjatja 15 vjet u ka kursyer qytetarëve 500 milionë lekë

Ndryshimet për afatin e patentës, kohëzgjatja 15 vjet u ka

Vendimi i vitit që shkoi për zgjatjen e afatit të lejes së drejtimit në 15 vjet është pasuar me përfitime për qytetarët, që përllogariten në 500 milionë lekë.

Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të Poligonit të Testimit Praktik për lejet e drejtimit.

Paralelisht, investimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për ngritjen e Poligonit të Testimit Praktik mundëson 124 testime në ditë.

Ndërkaq, në daljen e parë me drejtuesin e ri të DPSHTRR, Ilir Mëngra Balluku kërkoi avancimin e mëtejshëm të qasjes inovative në shërbimet që ofrohen nga ky dikaster.