AKTUALITET, 30 Nëntor 2022, 13:30

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit.

Redaktorja e filmave është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kush ishte Pasko

Regjisore montazhi në “Kinostudio”, lindi me 23 prill 1951 në Tirane, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Në vitin 1970, Pasko filloi punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit.
Pas një specializimi të shkurtër, Pasko montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji të Mit`hat Fagut.

Paralelisht me punën Pasko vijoi studimet me korrespondencë për Gjuhë-Letërsi duke përvetësuar gjuhen frënge dhe italiane. Filmi i pare artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim te verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e pare në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Me pas ajo kreu montazhin e mbi 20 filmave artistike qe dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shtë të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushe e kuqe (1984); “Treni niset në shtatë pa pesë” (1989); “Shpella e piratëve” (1991) etj.