TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Iva V. Grillo dhe Erisa Bajaziti, dy shtetase shqiptare të jetojnë në vendet e BE-së, respektivisht në Irlandë dhe Belgjikë, i kanë dërguar një letër publike Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pak ditë përpara mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, më 6 dhjetor, në Tiranë.
Letra publike e konceptuar si video-mesazh, sipas Grillos dhe Bajazitit, është një kërkesë për ta parë realitetin e vendit nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë. Ato i drejtohen politikanes së lartë të KE-së se Shqipëria e vërtetë nuk është ajo që ka vizatuar “Edi juaj i dashur”, por një vend që po shpopullohet, një regjim anti-demokratik dhe një qeveri e korruptuar që shtyp qytetarët e vet.
Letra e plotë
E dashur Ursula!
Qytetarët shqiptarë ju dërgojnë këtë letër… Shkurt, duan t’ju thonë që “Edi juaj i dashur” ju ka vizatuar një Shqipëri që nuk ekziston.
Në Shqipërinë e vërtetë qytetarët jetojnë përditë dramën e një shpopullimi biblik, të drejtësisë së munguar dhe korrupsionit të pashembullt qeveritar.
Në Shqipërinë e vërtetë, qytetarët nuk mund të quajnë sukses inceneratorët imagjinarë, parcelat e drogës, aferën korruptive të portit të Durresit apo frikësimin e medias.
Ata nuk mund të quajnë sukses as shkatërrimin e opozitës, ekzistencën e investitorëve strategjikë fantazma, kompanive off shore apo mafies së betonit.
E dashur Ursula, ndoshta ju nuk e dini, por në 2022, falë “Edit tuaj të dashur” çdo shqiptar i thjeshtë ka mbi kokë një spiun (të ashtuquajturit patronazhistë) që e survejon dhe kërcënon… sa herë të jetë e nevojshme.
Dhe si çdo qenie njerëzore që meriton të trajtohet me dinjitet, qytetarët shqiptarë nuk mund t’i gëzohen arrogancës dhe bullizmit me të cilën “Edi juaj i dashur” trajton popullin e vet, ndonjëherë duke ju përdorur dhe ju si mburojë.
E dashur Ursula, shqiptarët e thjeshtë po ju kërkojnë publikisht që Europa të mos sillet si një "bukuroshe e fjetur" përballë një regjimi anti-demokratik dhe një qeverie të korruptuar që shtyp qytetarët e vet.
Përndryshe, zgjimi do të jetë i dhimbshëm...për të gjithë!