TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për masën "arrest shtëpie" për pesë punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike (DAP), por ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimin për sulmet kibernetike në Shqipëri.
Ky është vetëm një hap i parë i ndjekur nga prokuroria e Tiranës në lidhje me sulmet kibernetike. Më herët prokuroria ka kërkuar informacion në 18 shtete. Duke qenë se bëhet fjalë për hakera iranianë, i gjithë hetimi është lokalizuar në administratën në Shqipëri.
Dy sulmet ndodhën fillimisht ndaj sistemeve qeveritare online dhe më pas ndaj sistemit TIMS të policisë.