AKTUALITET, 28 Nëntor 2023, 23:06

Zi në familjen e Vangjel Tavos, humb vajzën në moshë të re

Zi në familjen e Vangjel Tavos, humb vajzën në moshë të

Vajza e Vangjel Tavos ka humbur jetën. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish deputeti, i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbajtjen e ceremonisë mortore.

Ai shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër" shkuan ai.

Ka patur disa raportime në media se vajza e ish deputetit ka ndërruar jetë në një aksident tragjik.