AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 20:52

Moti i keq, policia ndërhyn në zhbllokimin e rrugës Theth-Nderlysaj

Moti i keq, policia ndërhyn në zhbllokimin e rrugës

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë përfshirë qarkun e Shkodrës, por autoritetet lokale raportojnë se situata paraqitet përgjithësisht e qetë dhe nën kontroll.

Bashkitë në  Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vaut të Dejës kanë bërë të ditur se, pavarësisht reshjeve me intensitet mesatar dhe disa problematikave të izoluara në zonat malore, nuk ka emergjenca madhore dhe pjesa më e madhe e territorit është e aksesueshme.

Situata më problematike është raportuar në Theth ku po punohet për zhbllokimin e rrugës Theth–Nderlysaj në fshatin Gimaj.

Bashkia Shkodër 

* Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet e e qetë, nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.

* Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, pa problematika të evidentuara.

* Në fshatin Gimaj, Njad Shalë po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Theth–Nderlysaj.

Në këtë operacion janë angazhuar forcat dhe mjetet si më poshtë vijon:

-1 ekskavator

-1 fadromë e FA.

-1 kamion i FA

-1 kamion i FA

-5 forca të Bashkisë

-14 Efektivë të FA

Strukturat vendore të angazhuara gjatë ditës:

EC: 7 persona

NSHPP: 60 persona

UKSH sh.a: 25 persona

Policia Bashkiake: 30

Mjete: 2 ekskavatorë, 2 fadroma, 2 kamionë, 3 kamioncina, 1 pick-up

Bashkia Malësi e Madhe 

* Është rikthyer energjia elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.

* Nuk raportohen situata problematike.

 Bashkia Vau Dejës

* Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.

* Nuk janë raportuar probleme në rrugë, ura apo problematika të tjera.

* Ka mungesë të energjisë elektrike në  njësitë administrative Temal dhe Shllak.