TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tragjedi e rëndë është parandaluar mesditën e sotme në Paskuqan ku një i moshuar tentoi t’i jepte fund jetës së tij, në tentativë për t’u mbytur në liqen.
Fatmirësisht 82-vjeçari është shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të Policisë së Shtetit.
Ndërsa bëhet me dije se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rastit të rëndë.
“Ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, menjëherë pas njoftimit.
Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.