AKTUALITET, 10 Prill 2026, 12:15

Hoxha: Integrimi në BE, 'zemreku' i punës sonë. Nuk na pret bota sa të pijmë ne kafen e mëngjesit. Duam të forcojmë lidhjet me diasporën

Hoxha: Integrimi në BE, 'zemreku' i punës sonë. Nuk na

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha zhvillon sot një konferencë për shtyp me në fokus avancimin e Shqipërisë në negocitata për anëtarësimin në BE.

“Ne duam që të forcojmë lidhjet me diasporën. Për tre ditë a katër ditë do të kemi Samitin e Diasporës. Duam që të kemi një diasporë, që të jetë e fuqishme aty ku do të jetë. Në Samit do të flitet për ekonominë, kulturën për shumë çështje që shqetësojnë sot diasporën. Ne duam që të përfshijmë sa më shumë ata në vendimmarrjet kombëtare.

Anëtarësimi në BE është zemreku i punës tonë, është tregues i rezultateve tona. Ajo që është fakt, është se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në avancimin e negociatave edhe përmbushjen e detyrimeve.

Integrimi nuk është vetëm proces teknik, është një proces transformimi që ndodh në vend. Rinia të mos e shohë BE si ëndërr, por si realitet duke e jetuar”, tha Ferit Hoxha.

Hoxha shtoi se alfa dhe omega e Shqipërisë mbetet integrimi europian duke shtuar se për këtë duhet zbuluar se çfarë përmirësimi ka pasur kohët e fundit qeveria që të bëjë të mundur këtë pjesë. Duke theksuar se puna ndër vite ka dëshmuar nivelin në të cilin ndodhet Shqipëria për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE, ministri nënvizoi se vendi ka përparuar dukshëm pasi vendet anëtare të BE-së janë dakordësuar për këtë.

“Është zemreku i punës sonë. Sa po bëjmë ne për anëtarësimin e vendit në BE? Javët e fundit kemi parë deklarata me ngjyra të ndryshme. Ajo që është fakt është se Shqipëria ka përparuar dukshëm për intergimin në BE, vendet anëtare janë dakordësuar. Takimet bëhen në Bruksel, reforma dhe impaktet mbesin këtu. Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit, nuk mund të kënaqemi me minimumin e gjëra sipërfaqësore” shtoi më tej ministri i punëve të jashtme.

Fjala e Ferit Hoxhës: Motoja e Samitit të 4 është forcimi i marrëdhënieve tona me diasporën. Rrënjët tona janë aty ku jemi ngulur pavarësisht nga ku kemi ardhur. Duam një diasporë të integruar e të angaahzuar në vcendet ku kanë zgjedhur të jetojën. Ne duam ta sjellim Europën në Shqipëri, e Shqipërinë ta çojmë në Bruksel. Për herë të parë duam të realizojmë idetë në të mirën e veprimit të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në samitet e zhvilluara në herët e mëparshme do mësojmë.

Integrimit Europian duhet t’i japim frymën e bashkëpunikmit. Programi përfshin 18 panele që nga ekonomia, inovacioni etj, janë zbuluar se cili do të jetë fokusi i çdo paneli. Alfa dhe omega e Shqipërisë, Integrimi europian shkon më tej. Tërë aparati ekzekutiv ka moton: çfarë po bëjmë për proceisn e anëtarësimit në BE. Është zemreku i punës sonë. Sa po bëjmë ne për anëtarësimin e vendit në BE? Javët e fundit kemi parë deklarata me ngjyra të ndryshme. Ajo që është fakt është se Shqipëria ka përparuar dukshëm për intergimin në BE, vendet anëtare janë dakordësuar. Takimet bëhen në Bruksel, reforma dhe impaktet mbesin këtu.

Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit, nuk mund të kënaqemi me minimumin e gjëra sipërfaqësore.