TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në tryezën e organizuar sot nga Berisha për portin e Durrësit dhe projektin për një port të ri, kryedemokrati deklaroi se Alabar do investonte vetëm 70 mln euro.
Berisha akuzoi kryeministrin për vjedhjen e një pasurie publike si Porti i Durrësit dhe ndërtimin e një porti në Porto Romano 4 herë më të vogël se ai ekzistuesi, vetëm për kontrabandë.
Sipas tij, Porti i Durrësit është porti më strategjik në Ballkan dhe nëse nuk është më aty ku është do dëmtonte edhe Europën qendrore.
Berisha: Alabar padyshim investitor. Deklaroi de do investoj 70 mln. Tjerat del se i investon Franc Çopja. Kush i investon paratë për ndërtimin 5 6 hoteleve me 5 6 yje, për ndërtimin e marinës. Pishinave. Këto do i investonte Edi Rama më Troplinët Çopjat dhe Çelat. Ata kanë mld në dhe, në kontejneri, i nxjerrin. Kjo është thelbi. Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo. Vetëm truall publik janë 1 mln 200 mijë m 2. Investimet që janë bërë thellimet, leverdishmëria e jashtëzakonshme e portit për zonën nga Mati në Urën e Mifolit.
Dhe autoriteti i Be për portet, e kishte klasifikuar Durrësin si port i rëndësisë strategjike. E kishte studiuar Durrësin. Të gjitha studimet, e shpalosjes së forcave të armatosura në kuadrin e NATO.
Durrësin e e kishin epiqendër. Pra, çdo gjë ishte e stabilizuar. Durrësi me infrastrukturën e re që ndërtohej , me rrugën e Kombit, hekurudhën Durrës Prishtinë, korridorin e 8. Durrësi shndërrohej epiqendër e transportit në rajon. E kam deklaruare një nga kundërshtimet më të egra për rrugën e Kombit ishte sepse dëmton portet e tjera në rajon. Natyrisht fuqizohej Durrësi.