TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputeti i PD Flamur Noka është përplasur sërish me ministrin Ulsi Manja teksa thotë se ky i fundit bën terror në disa qytete të vendit.
Noka ka paralajmëruar Manjën, se pas Dakos, mund të jetë radha e tij për t’u “shitur nga Edi Rama”.
“Ministri bën terror në Laç, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalitet të hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma. Këto mburren, edhe Gjushi kështu bënte, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi ki kujdes nga shitja se janë të hapura.”, tha ai.