AKTUALITET, 8 Qershor 2023, 15:08

Familjarët shpëtojnë 26-vjeçaren që tentoi të vetëvaret, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Familjarët shpëtojnë 26-vjeçaren që tentoi të

Një 26-vjeçare nga fshati Dorëz në Librazhd ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se e reja me iniciale  A.H është parë nga familjarët  e saj ndërsa ndërmori aktin ekstrem për t’u vetëvarur.

Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se aktualisht gjendja shëndetësire e saj është kritike.

Policia ka marrë në pyetje familjarët për të zbardhur motivet që e çuan të renë drejt aktit ekstrem.