TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherazi ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komentuar draft-statutin për Asociacionin të hartuar nga Shqipëria, të cilin kryeministri Edi Rama ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës.
Para gazetarëve, ai ka thënë se përpjekja e kryeministrit shqiptar ka për qëllim të ndihmojë Kosovën.
“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj.
“Së pari, unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipëria natyrisht që ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot në tejkalimi e situatës.
Së dyti, Asociacion nuk është një shpikje e kryeministrit Rama është një obligim nga viti 2013 për të cilin unë km qenë edhe në atë kohë që të krijohet. Nëse do të krijohen në 2013 në 2023 nuk do t’i kishin këto problem që i kemi sot”, ka thënë ai.
Sipas tij, kryeministri Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe dhe se iniciativa e Ramës duhet të mbështetet nga Kosova.
“Kurti e ka pranuar Asociacion në pikën e shtatë me një paketim të ri vetëmenaxhim. Dhe në pikëpamjen time si nënkryetar i Kuvendit mendoj që iniciativa e kryeministri Rama duhet ta ketë mbështetje në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.