TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klevis Balliu ka reaguar pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se u ka dërguar ndërkombëtarëve një draft për asociacion për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Balliu e cilëson këtë si një akt kundër Kosovës, duke shtuar se Rama është një oficer i Vuçiçit.
“Rama, haptas kundër Kosovës. Rama është analizuar prej kohësh si një trashgimtar i linjes vllazërore me Serbine në gjurmët e themeluestit te kësaj marrdhenie, Enver Hoxhes.
Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarsine, nuk ka më të verbër.
Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar”, shprehet ai.