AKTUALITET, 8 Qershor 2023, 18:00

EMRI/ Goditet me sende të forta në kokë, transportohet në spital një 55-vjeçar në Himarë

EMRI/ Goditet me sende të forta në kokë, transportohet në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një 55-vjeçar është plagosur rëndë në kokë.

Mësohet se Asllan Meçaj ka marr plagë në kokë si pasojë e goditjes me sende të forta pas një sherri me një tjetër person.

Meçaj ndodhet në spital, por për fat të mirë në gjendje stabël për jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi ku pas konfliktit një i ri e ka goditur 55-vjeçarin.