AKTUALITET, 7 Dhjetor 2022, 19:45

Meta takime me banorët e Njësisë 5 në Tiranë: Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve

Meta takime me banorët e Njësisë 5 në Tiranë: Partia e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kaluar pasditen e kësaj të mërkure duke zhvilluar takime me qytetarët e Njësisë 5 në kryeqytet.

Në pamjet e ndara në rrjete sociale, Meta shihet teksa zhvillon takime miqësore me qytetarët dhe pronarët e disa bizneseve të vogla.

Në mbishkrimin e videos Meta shkruan se Partia e Lirisë është garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre.

Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre.

Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.

Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre!