TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku një person është gjetur pa shenja jete në murin rrethues të një banese.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, një 45-vjeçar, është gjetur i varur në kangjëllat e murit rrethues.
Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese që nuk ishte e tij, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vend dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.