TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në media të shumta janë publikuar deklaratat e një transgjinore me emrin Luana Myrto, e cila ndër të tjera pretendoi se është marrë nga familja dhe është çuar në qendrën "Streha", ku i kanë thënë se duhet të marrë trajtime hormonale. Këto deklarata janë mohuar nga vetë organizata.
Gazetari Isa Myzyraj, me anë të një shënimi në rrjetet sociale, deklaron se e njeh mirë punën e kësaj organizate, e cila ka ndihmuar mjaft persona nga komuniteti LGBT dhe thotë se puna e tyre po sulmohet padrejtësisht. Myzyraj shton se ka detyrimin të flasë, për shkak se ka një "një sulm frontal ndaj gjithë lëvizjes LGBT në Shqipëri".
"E njoh mirë “Strehën”. Dhe pikërisht sepse e njoh, ndjej detyrimin moral të flas.
Kam parë me sytë e mi si nisi gjithçka: disa gra dhe burra të guximshëm, në një kohë kur frika ishte më e madhe se shpresa, u mblodhën dhe ngritën “Strehën” vendin e vetëm në Shqipëri e më gjerë në rajon, ku një njeri mund të gjejë siguri, dashuri dhe dinjitet, pavarësisht orientimit apo identitetit të tij.
Kam njohur punonjësit e parë, njerëzit që punuan me përkushtim dhe dashuri; kam folur me dhjetëra përfitues që sot janë më të fortë, më të lirë, më të gjallë falë atyre mureve të ngrohta. Prandaj më tronditin deklaratat e fundit të Luanës.
Jo vetëm sepse janë gënjeshtra të ulëta, por sepse janë një sulm frontal ndaj gjithë lëvizjes LGBT në Shqipëri.
Kur godet “Strehën”, nuk po godet një ndërtesë apo një organizatë po godet shpresën e çdo vajze e djali që ka kërkuar strehë, po godet krenarinë e çdo njeriu që jeton i lirë, po godet një komunitet të tërë që për vite ka luftuar për dinjitet, për barazi, për jetë.
Kam pasur fatin të flas për “Strehën” me ambasadorë, ministra, diplomatë nga Europa e SHBA. Të gjithë, pa përjashtim, e kanë quajtur një model, një gje te jashtezakonshme njerëzore në një vend ku paragjykimi ende vret. Dhe kishin të drejtë. “Streha” është dritë. Dhe kur dikush përpiqet ta shuajë atë, po përpiqet të shuajë vetë dritën e vetme per dhjetera te rinj e te reja.
Sot, si mik, si qytetar, si aktivist, qëndroj krah për krah me ata që e ngritën dhe e mbajnë gjallë “Strehën” Kristin, Erionin, Xhenin, Livian, Eden, Alben dhe shume te tjere. E di që janë të lënduar, por e di edhe që janë të pathyeshëm.
Drejtësia duhet të flasë, sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një debat mediatik, por me një tentativë për të ulur kokën e gjithë lëvizjes LGBT+ shqiptare.
Media nuk mund të bëhet zë i shpifjeve për disa klikime më shumë. Le të shkojnë në djall klikimet bashkë me gënjeshtrat.
“Streha” nuk është vetëm një vend është simbol i dashurisë, i guximit dhe i lirisë për të qenë vetvetja. Dhe ajo liri, nuk duhet shuhet kurrë", tha Myzyraj.