AKTUALITET, 10 Nëntor 2025, 23:44

“Shteti mund të shkojë edhe në Arbitrazh”, Soko tregon rrugët për të bërë operativ Aeroportin e Vlorës

“Shteti mund të shkojë edhe në Arbitrazh”, Soko

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ngërçin ku gjendet aeroporti i Vlorës pas sherrit mes aksionerëve. 

“Afati i përfundimit është shumë i rëndësishëm dhe nëse nuk është për motive të arsyeshme apo të pakthyeshme, shteti ndërhyn për ta bërë operativ. Pastaj se çfarë bën me koncesionarin, si e zgjidh, ai vë gjobë, ai ia ndalon pagesën etj, bën çfarë të dojë.

Shteti jep urdhër për të filluar fluturimet dhe fillon fluturimet. Në këtë çështje, se i vë gjobë koncesionarit, se i çon në prokurori, se i çon në gjykatë, shteti merr çdo hap të mundshëm. Shteti mund të shkojë edhe në arbitrazh, ta çojë vetë çështjen atje për të marrë kuotat e aksioneve për t’u bërë posedues e për të gjetur një kompani, sepse këtu problemi kryesor ka qenë që nga momenti kur ikën turqit.

Ai thotë që unë kam një marrëveshje me Mynihun, por qyteti i Mynihut, unë di që e ka anulluar sprojektmarrëveshjen. Ky koncesion sot është në paligjshmëri. Prandaj shteti merr çdo masë të mundshme për ta bërë operativ aeroportin”- tha Soko.