AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 10:50

Mbyllja e shkollave të 'Turgut Ozal', përfaqësuesit: Jemi të licensuar që nga viti 1998, do të ndjekim rrugën ligjore

Mbyllja e shkollave të 'Turgut Ozal', përfaqësuesit:

Drejtuesit e ‘Turgut Ozal’ në një dalje për mediat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”, pjesë e këtij kolegji.

Ata kanë pohuar se do ta ndjekin çëshjen në rrugë ligjore, duke shtuar se inspektimet nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë rutinë.

Drejtoresha didaktike, Gentjana Burimi pohoi se që nga 2004 është kryer mësimi në kushte moderne, në të gjitha ciklet.

“Që nga 2004 kemi kryer mësime në kushte moderne, në të gjitha ciklet. Kemi ushtruar bashkepunimin tonë në bashkepunim me MASH. Institucionet tona arsimore gjatë muajve të fundit kanë qenë objekt inspektimesh që s’i përgjigjen planeve të monitorimit.

Në raportet e inspektimit është konstatuar që kopshti përmbush të gjitha parametrat e nevojshme.

MASH ka refuzuar kërkesën tonë për ndryshimin e vendndodhjes, edhe pse ndoqëm procedurat. Kërkojmë nga MASH të shikojë vendimin, kemi 2 dekada që respektojmë ligjet. Vendimi prish qetesinë e më shumë se 200 familjeve. Do të ndjekim deri në fund betejën ligjore.”, tha drejtoresha didaktike e kolegjit.

Ndërkohë, avokati i Turgut Ozal sqaroi se kolegji nuk ka lidhje me fondacionin “Gulistan”.

“Ndodhemi këtu nga 2004, kemi pasur korrespondencë të vazhdueshme me MASH.

MASH s’ka respektuar ligjet, kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë. Ministrja mendon që për 24 fëmijët largohen nga kopshti, ky proces do kohen e tyre. S’e dimë cfarë fshihet pas këtij vendimi.

Duam plan zbatimi, i jemi bindur urdhrit të MASH. Kohët e fundit kemi pasur kontrolle periodike. Kopshti në të kaluarën ka qenë pjesë e fondacionit “Gulistan”, në vitin 2004”, pohoi avokati.