TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, duke folur për mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi një vendim të unifikuar për paraburgimet, shprehu shqetësimin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se po kalohet nga njëri ekstrem në tjetrin, nga paraburgimet në masë te nxjerrja e shumicës së të ndaluarve nga burgu.
“Kjo ndikon pozitivisht që edhe prokurorët e SPAK të zbatojnë normat e reja. Vepra penale, faji penal vërtetohet në sallën e gjyqit, arena e drejtësisë është atje.
Problemi është se ka mbetur debati te masa e paraburgimit, avokatët, të pandehurit, prokurorët. Nuk kemi një betejë klasike që të kemi përballjen në gjykatë.
Ky është diskutim teknik. Shqipëria ka dalë në listën e vendeve me numrin e lartë të paraburgimeve, por shumica janë nga rrethet dhe SPAK ka përqindje shumë të vogël. Rama dhe mozhoranca ka përdorur këtë të numrit të lartë të paraburgimeve që turpëron Shqipërinë për të shkuar të Belinda Balluku dhe të tjerë.
Diskutimi politik lëviz nga një anë të tjetrën. Nëse 13 vite më parë shtyu drejt ektremizmin “burg, burg”, nga ky ekstrem i gabuar, rreziku është se po kalojmë “jashtë, jashtë, jashtë”.
Vendimin e merr prokurori dhe e certifikon gjyqtari.
Vendimi unifikues do të sjellë saktësime. Prokurori nuk mund t’i bjerë shkurt, duhet ta argumentojë. Barrën e provës e ka prokurori jo i akuzuari.
Është pozitive që reagon një institucion si Gjykata e Lartë dhe duhet ndërhyrë edhe në Kodin Penal. Edhe rekomandimi i Këshillit të Evropës është i tillë, që disa vepra të dekriminalizohen.
Ne flasim për 90 për qind dhe për pak për qind që janë politikanë. Por për shkak se janë ata 90, të shkelim disa standarde, do të thotë që të kalojmë në ekstremin tjetër”- tha Zogaj.