AKTUALITET, 9 Prill 2026, 16:24

Nervozizmi dhe çanta e dyshimtë tradhtojnë shqiptarin, kapet duke trafikuar kokainë në Itali

Nervozizmi dhe çanta e dyshimtë tradhtojnë shqiptarin, kapet

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, teksa u kap duke trafikuar drogë në lagjet e qytetit.

Aksioni u krye përgjatë “Viale Carducci”, ku i riu u pa të sillej nervoz dhe ajo që ngjalli dyshimet e oficerëve ishte një çantë e vogël shpine “marsup” që u përpoq ta fshihte poshtë bluzës kur pa efektivët.

Gjatë kontrollit u gjetën një sasi me 33 doza kokaine në çantë. I arrestuari ndodhej si turist në vendin fqinj, por ishte përfshirë shumë shpejt në aktivitet të paligjshëm.

Gjatë kontrollit, u zbuluan disa doza të mbështjella me celofan dhe kartëmonedha me prerje të ndryshme.

Oficerët më pas filluan një kontroll personal, i cili çoi në zbulimin e 33 pakove me kokainë, tashmë të mbështjella me celofan dhe gati për t’u shitur, së bashku me substancën e pandarë të mbajtur në një qese alumini, dhe afërsisht 1,500 euro në para të gatshme.

I riu shqiptar u arrestua për trafik droge dhe e gjithë droga dhe paratë e gatshme u sekuestruan. Arrestimi u vërtetua nga gjyqtari, i cili urdhëroi që ai të mbetej në paraburgim.