AKTUALITET, 9 Prill 2026, 15:42

Mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit të Belinda Ballukut, pasaporta e bllokuar

Mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit të Belinda

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Masa u vendos nga ana e GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së ish-zëvendëskryeministres. Dokumenti i udhëtimit është sekuestruar që prej 19 nëntorit, me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, e cila i është komunikuar në kuadër të hetimeve në vijim. Ajo është gjithashtu nën hetim për çështjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre tenderë të tjerë.

SPAK dështoi të arrestojë ish-numrin dy të qeverisë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit, u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet e SPAK ndaj Ballukut vijojnë ende.