TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu ka takuar në paraburgim krybashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur mbi një orë.
Sipas News24, ministri Ikonomu hyri në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me Belerin.
Mësohet se ata kanë diskutuar në lidhje në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor dhe situatën e tij pas arrestimit.
Takimi vjen 1 ditë pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.
Beleri u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.