TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rënia e çmimeve por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në instalimin e paneleve diellore që shërbejnë për ngrohjen e ujit.
Rezultatet e Censit, publikuar në fund të muajit qershor, treguan se janë 11.4 për qind e familjeve zotërojnë panele diellore ose rreth 86 mijë familje, nga 2.7 për qind që ishin në vitin 2011.
Azmer Duleviç, inxhinier elektrik tregon edhe përfitimet nga instalimi i këtyre paneleve, të cilat çojnë në reduktim të faturës së dritave deri në 40 për qind.
Duleviç i ka konsideruar me rëndësi programet subvencionuese të ndërmarra në dy vitet e fundit, ndërsa shton që do të ishte me rëndësi që e njëjta politikë të ndërmerrej edhe për panelet fotovoltaike, të cilat kanë një kosto edhe më të lartë.