AKTUALITET, 11 Korrik 2024, 17:29

Rama tërheq vëmendje me veshjen në samitin e NATO-s, ja si reagon Macron kur i sheh atletet

Rama tërheq vëmendje me veshjen në samitin e NATO-s, ja si reagon

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s. Rama ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij gjatë momentit që po realizohej fotoja familjare e udhëheqësve të vendeve të NATO-s.

Kryeminstri ishte veshur me kostum i zi dhe atlete të bardha, veshje e cila nuk ishte zgjedhje e asnjërit prej pjesëmarrësve të tjerë në foto. 

Në foto Rama shihet i pozicionuar krah presidentit amerikan Joe Biden dhe pranë presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Këtij të fundit i ra në sy kombinimi i Ramës, duke i dhënë atij një “OK” në formë pëlqimi.