AKTUALITET, 11 Korrik 2024, 16:41

Akuzohen se realizuan video provokuese me fëmijën e tyre 2 vjeç, arrestohet çifti në Lushnjë

Akuzohen se realizuan video provokuese me fëmijën e tyre 2

Një çift bashkëshortësh 23-vjeçarë janë ndaluar nga policia në Lushnje, pasi kanë realizuar video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2 vjeç.

Këto video më pas i kanë postuar në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.