AKTUALITET, 1 Dhjetor 2022, 12:17

KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, do të zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn

KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, do të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhënien e mandatit të dy deputetëve të Partisë Demokratike. Ata do të zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn.

Ori Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Ndërkohë, Petrit Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.