TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një grua u vra nga burri i saj në hyrje të Spitalit Gjinekologjik.
Kurti tha se, kjo ishte një vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”, duke kërkuar ndëshkimin e autorit.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë që një grua vritet në Kosovë gjatë këtij harku kohor, pas atij të 25 nëntorit, ku u raportua se një burrë e kishte vrarë gruan e tij me sëpatë në Prishtinë.
Postimi i Kurtit
Dy engjëj në qiellin e pistë
Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë.
U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër.
Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën.
Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj.
Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.