AKTUALITET, 1 Dhjetor 2022, 08:55

IKMT dhe policia ndërhyjnë sërish te "Prestige Resort", pronarët: Gjendje e tensionuar në Golem

IKMT dhe policia ndërhyjnë sërish te "Prestige Resort",
IKMT sot te "Prestige Resort"

Fadroma e IKMT, policia e rendit dhe forcat xheniere kanë ndërhyrë sërish sot te “Prestige Resort” në Golem, pronë e Irfan Hysenbelliut.

Sipas pronarëve të resortit, policia ka shkuar në “Prestige Resort” herët në mëngjes.

Në perimetrin jashtë resortit është vendosur dhe një shirit të verdhë dhe nuk lejohet asnjë lëvizje.

Kjo është ndërhyrja e dytë herë brenda pak muajve, pas aksionit të gushtit, kur IKMT-ja prishi pishinat dhe rrethimin, ndërsa autoritetet thanë  se nuk ishte respektuar projekti fillestar dhe pishinat ishin pa leje. "Hysenbelliu Group" kundërshtoi, duke thënë se ky ishte një sulm politik.