TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, po lufton me plagët e saj në spitalin e QSUT.
31-vjeçarja ka folur për here të parë në emisionin “Shqipëria LIVE” me moderatoren Sidorela Gjoni, duke treguar se çfarë ndodhi në atë ngjarje.
"Jam shumë keq, doktorët më kanë thënë do bëhesh më mirë, po kthehesha nga puna, dhe isha në rrugicën e shtëpisë, ai ndaloi dhe nuk e pashë që kishte bidonin se e kishte fshehur në xhep, një bidon të vogël.
Më hodhi benzinën, ndezi çakmakun, e ndezi dhe iku me vrap. Unë fillova të bërtisja se nuk kishte njeri aty, qëlloi një fqinje që më mori në oborr e më fiku zjarrin me ujë. Dy ditë më parë erdhi nga Saranda, folëm qetë qetë, u ndamë shumë mirë, dhe i thashë të flasim mirë për hir të fëmijëve.
Ditën e dytë nuk u bë i gjallë fare, ndërsa ditën e tretë ndodhi kjo. Deri tani mjekët thonë që do duhet të rri më gjatë, por nuk e dimë nëse do duhet të shkoj jashtë shtetit.
Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi.
Kam frikë, më del imazhi i tij në kokë, kam frikë për veten dhe fëmijët. Kam 10 vjet që e njihja. Ai e ka ndërruar emrin, unë në dhjetor po sëmuresha shumë shpesh se kisha shumë stres, dhe i flisja për mirë, të mblidhte veten për hir të familjes, por ai nuk po përmirësonte.
Aty e pashë që s`do ndryshonte dhe thashë të shoh jetën time. Kontaktoj me familjen e tij, se kam marrëdhënie të mirë, më mbështesin. Unë erdha të jetoj te shtëpia e familjes time, dhe unë punoj ku të mundem, se nuk punoj dot në vend të rregullt me sigurime", tha Melisa Trendafili.