AKTUALITET, 24 Shkurt 2024, 13:56

Këshilli i Partive Socialiste mblidhet në Madrid, Rama: Janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme

Këshilli i Partive Socialiste mblidhet në Madrid, Rama: Janë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Partive Socialiste të zhvilluar në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Rama u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

“Në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste ku nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”, shkroi Rama në Facebook.