AKTUALITET, 8 Qershor 2023, 22:59

“Kësaj PD-je nuk i ka humbur kryetari, por anëtari”, debati i ashpër i Dash Sulës me analistët

“Kësaj PD-je nuk i ka humbur kryetari, por anëtari”,

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, duke folur në emsionin "Të Paekspozuarit" për mbledhjen e kryesisë së PD-së së vulës deklaroi se partia nuk është pronë e askujt, as e Bashës dhe as e Berishës. Ai tha se ishte kundër një procesi që nuk e çon PD drejt fitores, duke u shprehur se në PD ka plot kandidatë për kryetar, përveç Bashës dhe Berishës.

Debati në studio:

Sula: Duhet të ndjejmë një keqardhje për PD.

Rakipi: Mua më vjen shumë keq. Lipset të qeshim më shumë se sa të qajmë, se nuk na ngelet gjë për hallet.

Sula: Në këtë situatë ku ndodhet opozita, ndikon te ne. Kampi përballë marshon drejt një rruge ku na shkel. Për mbretin e kam fjalën.

Rakipi: Ai ndoshta s’ka faj.

Sula: Po, ai s’ka faj. Ne jemi në një situatë të vështirë. Një gjë nuk po arrij që të kuptoj, por a duhet të shpëtojë PD? Çfarë kam unë në dorë të bëj?! Në situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet mbajtur partia si pronë, deri sa të jetë Berisha apo Basha. Partia nuk është pronë e askujt. Në profesion kam qenë jurist, deri në Gjykatën e Lartë. Në një proces civil apo penal, gjëja e parë që sheh gjyqtari, është nëse është respektuar procedura. Në këtë rast, problemi është te procedura. Kjo parti ka çeduar te procedura e respektimit të statutit, edhe para 25 prillit.

Rakipi: Edhe Lul Basha shpëtoi me procedurë te “Rruga e Kombit”. Edhe Tahiri po ashtu.

Sula: Unë kam kërkuar vetëm që të zgjidhet kryetari i PD. Nëse do të bëhej kjo, do të kishim punuar dhe për zgjedhjet. Edhe Kryesia po merr vendim të nxituar, siç ishte dhe djegia e mandateve.

Sejamini: Në momentin kur zoti Basha humbi zgjedhjet ne 2021, ju ishit pro që ta mbanit kryetar. Zoti Basha për të ruajtur pushtetin e vet vendosi të largojë Berishën. Rrodhën ngjarjet siç rrodhën, Basha bëri gjoja sikur dha dorëheqjen. Plani ishte: të shmangeshin zgjedhjet lokale dhe më pas të rikthehej. Këto janë pretekste. Z. Basha do të zgjidhet kryetar i partisë së vulës, është e padiskutueshme. Nuk do t’ju pyesin fare. Një pjesë u treguan të ashpër, por do të venë te ai. Ai do të ketë partinë e re, që të bëhet vetë deputet. Po qe se Rama nuk do të marrë dot mandatet e veta, do të bëjnë qeveri bashkë. Ku qëndroni ju pas këtij projekti?

Sula: Kam treguar ato ç’ka kam menduar gjithmonë, edhe kur kam dalë kundër Berishës. Jam kundër një procesi që nuk e çon PD drejt fitores. Po si nuk ka të tjerë përveç Bashës dhe Berishës? Po ka plot.

Mërtiri: Kush është tjetër? Nxirrni kandidaturat.

Sula: Kësaj PD-je nuk i ka humbur kryetari, por anëtari.

Mërtiri: Morali i ka humbur.

Sula: Ka edhe disa burra të tjerë aty që kanë kundërshtuar, të tjerët janë dele.

Rakipi: Ju vërtetë nuk e dinit këtë që Luli ishte kryetari? Se ju duhet të largoheni i bie, se jeni treguar budallenj.

Sula: Unë, për të qenë i vërtetë...nuk e besoja..

Rakipi: Jeni bërë si ato historia e Nastradinit, gomari dhe ujku. Po ku ka arsye aty? Ore zotërinj e di sa grupe armiqësore keni pasur ju? Se nuk i ka ‘vrarë’ Doktori. Lul Basha është ai që i mori vulën Doktorit.

Sula: Me të vërtetë e mori Luli vulën?! Mos u bë naiv.

Rakipi: Pse ja dha Amerika?!

Sula: S’e di atë unë.

Rakipi: Jeni kundër zgjedhjes së Bashës më 29 korrik?!

Sula: Partia ka organe.

Sejamini: Ju jeni pa kryetar.

Sula: Kryesia ka marrë një vendim për të vazhduar garën. Por s’ka këshill Kombëtar. Duhet t’i zgjedhin. Te Këshilli Zgjedhor ka ngelur vetëm Jemin Gjana.