TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë debatit në emisionin “Të Paekspozuarit” për arrestimin e Vangjush Dakos, analisti Enton Abilekaj lexoi mesazhin që tha se i erdhi nga një politikan që thoshte se javën tjetër ish-kryebashkiaku do të dalë në Apel për të kundërshtuar masën e sotme të arrestit me burg dhe pas kësaj qëndron kryeministrit Rama.
Biseda në studio:
Lala: Dakon e kanë çuar në paraburgimin e Durrësit.
Rakipi: Me arrestimin e Dakos, Rama bëhet më i fortë. Ai ndërron ‘kuajt’ dhe s’i lë që të shijnë shumë gjatë.
Sejamini: Ai kishte kryetaren në podcastin e tij, se si kishte ardhur nga Italia. Ajo tha me sinqeritet: nuk çava dot në Itali. Rama e nxorri atë si njeri fantastik, që s’i ndihet zëri. Ai ka shpëtuar nga një siklet i madh se nuk do t’ia përmendin më emrin Dakos dhe nëse ndodh ai do të thotë: Në burg e keni.
Rakipi: Ka zëra në media se do të ketë ndalime dhe nga ana e opozitës dhe thonë se mund të ketë dhe nga familja e Berishës. Ju çfarë mendoni?
Hoxha: Kur ta shohim, do ta komentojmë. Dëgjova Berishën dhe ai thoshte ato që kemi thënë ne. Dako është në kokërr të burgut, jo në kavaleshencë.
Rakipi: Të jetë për mua, shkoj e liroj.
Hoxha: Berisha ka qenë 2 orë në burg.
Rakipi: Pse është trembur dhe Doktori?
Hoxha: S’po them jo. Po pse ça janë këta politikanët tanë? Këta janë lepuj. Ka ende të mëngjër...
Lala: Nëse ka vullnet, ka plot dosje brenda. Ka hetime pasurore, edhe për disa njerëz që s’e kishim mendur. Është çelur hetim pasuror për një personazh që nuk përflitet, është në politikë. Në momentin që të kem dokumentin do ta vë në dispozicion. Prokuroria e ka brumin, duhet të bëjë bukën gati.
Abilekaj: Më vjen një mesazh nga një politikan se: Po përgatitet me ndërhyrjen e Ramës që ta nxjerrin në Apel javën tjetër Dakon.