TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, ka folur për rezultatet e Njësisë Antikorrupsion, që sipas tij ka gjetur një sërë shkeljesh veçanërisht në Agjensinë e Kadastrës.
“Kemi kërkuar shkrirjen e Kadastrës së Durrësit, janë gjetur shkelje në 215 dosje”, u shpreh mes të tjerave Manja.
“Janë 200 praktika të denoncuara në drejtorinë antikorrupsion, nga këto praktika, 11 kallëzime janë depozituar në prokurori, në SPAK, prokurorinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, janë referuar 48 masa administrative.
Ajo çka desha të ndaj me ju sot , ka të bëjë me Agjensinë e Kadastrës, posaçërisht me legalizimet, do të thoni ju, pse vetëm me legalizimet do të merret kjo njësi e antikorrupsionit? Jo. Kemi marrë denoncime dhe për agjensi të tjera, por praktikat e sotme i referohen agjensisë së legalizimeve.
Kemi kërkuar si masë shkarkimin e pothuajse të gjithë drejtorisë së Kadastrës në Durrës, kemi kërkuar shkrirjen nga drejtori i ASHK-së, te përgjegjësi i legalizimeve dhe sektorë të tjerë. Janë marrë 215 dosje në shqyrtim, mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji”, tha ministri.
Sipas Manjës, pavarësisht se dosjet ishin nën hetim, punonjës të Kadastrës së Durrësit, kanë tentuar që ti plotësojnë ato.
“Pasi ne kemi tërhequr dosjet dhe kemi nisur kontrollet, drejtoria e ASHK-së është përpjekur që ti ribëjë dosjet, kjo e rëndon më shumë situatën, pasi një subjekt nën hetim, nuk mund të ribëjë dosjet”, deklaroi Manja.