AKTUALITET, 25 Janar 2022, 10:59

Gjyqtarët që bien në rrjetën e vettingut, Rama pyet qytetarët: Të pezullohen automatikisht apo sipas procedurave në fuqi?

Gjyqtarët që bien në rrjetën e vettingut, Rama pyet

Në kuadër të Këshillimit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pyetjen e dhjetë, që ka lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk e kanë kaluar vettingun.

Për këtë kryeministri Edi Rama kërkon opinionin e shqiptarëve, ndërsa ngre pyetjen:

“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar vettingun duhet të pezullohen nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin.

Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

Postimi i Edi Ramës:

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 10

Me falenderimin e madh për 30.048 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë????????

Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu???? https://keshillimikombetar.al/

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin