AKTUALITET, 2 Prill 2026, 17:32

Aksident në Durrës/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferja

Aksident në Durrës/ Makina përfundon në kanal, plagoset

Një aksident ka ndodhur në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfundon në kanal.

Si pasojë është plagosur drejtuesja e automjetit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.