TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Skrapar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka tentuar të sulmojë babanë me sëpatë.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale V. B., banues në fshatin Prishtë.
“Arrestimi u krye në flagrancë, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë babanë e tij”, bëri me dije policia.