TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 34-vjeçar nga Lazarati i Gjirokastrës është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij ka ardhur në vijim të kontrollit nga policia nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë.
Në pranga është vënë A. S., 34 vjeç. Policia bën me dije se si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjokaj”, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A. S., kanë gjetur të kultivuara dhe në proces tharjeje, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Në vijim të kontrolleve, organizohet nga Komisariatit të Policisë Gjirokastër, operacioni policor i koduar “Gjokaj”.
Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjokaj”, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A. S., kanë gjetur të kultivuara dhe në proces tharjeje, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.