TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, të premten, më 2 dhjetor 2022, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
MEPJ njoftoi se, bisedimet dypalëshe do të zhvillohen paradite, ndërsa dy ministrat e Jashtëm janë parashikuar të kenë edhe një takim kokë më kokë.
Bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet shqiptaro- greke në të gjitha fushat, si dhe në çështjet me interes në Evropë dhe rajon, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Të premten pasdite ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Italisë për të qenë pjesë e Dialogut të Dytë Mesdhetar për krizën ushqimore, e ftuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.