AKTUALITET, 27 Maj 2024, 21:04

"Inceneratori dhe korrupsioni në Bashki u ka dhënë njollë të madhe!"/ Fevziu: Rezoluta anti-korrupsion, manovër e Ramës...

"Inceneratori dhe korrupsioni në Bashki u ka dhënë

Blendi Fevziu e konsideron rezolutën anti-korrupsion të mazhorancës, si një truk që Edi Rama po përdor për të kuruar pikë më të dobët që ka qeveria, korrupsionin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu tha se rezoluta dhe komisioni anti-korrupsion që pritet të ngrejë PS, nuk do të ndikojë te SPAK, por më shumë kërkon të përvetësojë arritjet e drejtësisë për fushatën elektorale. 

Fevziu tha se Rama po bën këtë manovër, për shkak se sondazhet e tij i tregojnë se korrupsioni është pika e dobët. 

"Rezoluta nuk më la asnjë lloj ndjesie. Ky komision as nuk ndikon dot dhe as ndërron dot rrjedhën e gjërave. SPAK nuk është i varur në ganxhën e mazhorancës, por të ndërkombëtarëve që kanë qenë edhe garantues të SPAK. Shumë prej këtyre arrestimeve nuk do të kishin ndodhur ndryshe.

Mendoj se është diçka e tillë, Rama funksionon me sondazhe dhe fokus grupe. Korrupsioni dhe njollosja e mazhorancës për korrupsionit, inceneratorit dhe Bashkia, i ka dhënë njollë të madhe. E vetmja mënyrë që Rama të hyjë me një lloj shpëlarje në zgjedhje, është të flasë sa më shumë për anti-korrupsionin edhe pse në thelb nuk do të ndryshojë asgjë. Rezoluta, tenton t’i japë përshtypjen publikut që Rama po bën ç’është e mundur që po lufton korrupsionin.

Nuk mendoj se ka çfarë i bëjnë SPAK, sepse është i paprekshëm.

SPAK nuk është ndeshje futbolli, që ke futur dhjetë futbollistë këtej dhe tani do fusësh dhjetë nga krahu tjetër. SPAK punon mbi bazën e letrave.

Kur Berisha pati një problem me akuzat për korrupsionin, doli dhe bëri një spot, tha e di që ka korrupsion, unë jam Sali Berisha, ky është numri im i telefonit, denonconi korrupsionin. Pra nuk është se nuk funksionon si strategji", tha Fevziu.