AKTUALITET, 27 Maj 2024, 16:07

Balla nga Kuvendi: Shqipëria doli nga lista e 10 vendeve me nivelin më të lartë të krimit

Balla nga Kuvendi: Shqipëria doli nga lista e 10 vendeve me nivelin më

“Viti 2023, shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit teksa komentoi projektrezolutën e mazhorancës për luftën ndaj korrupsionit. Duke cituar gjetjet e një raporti, Balla tha se falë progresit të bërë, Shqipëria ka dalë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar.

Ndër të tjera, ministri i Brendshëm shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritet e tyre kryesore. Balla theksoi se goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet çdo ditë.

“Lufta kundër krimi të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritetet tona kryesore. Goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet. Hetimet komplekse më prokuroritë po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda. Vitin 2023 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale. Iniciativa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në raportin për vitin 2023, ka vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar progresin më të madh duke ulur nivelin e kriminalitetit me 0.46 pikë duke e nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar.

Jemi të bindur që pandëshkueshmëria duhet të vazhdojë edhe brenda Policisë së Shtetit. Dua të them disa fjalë edhe sa i përket pjesës që i përket reformimit të institucioneve dhe po ju jap një shifër. Vetëm në dy vite, janë plot 11.5 milion certifikata elektronike lëshuar të qytetarët duke i kursyer kohë para dhe çdo qytetari. Më shumë se 80% e shërbimeve janë online. Jemi në një proces të rëndësishëm transformimi digjital dhe shpejt do të kemi mundësinë që qytetarët shqiptarë, të kenë identitetin digjital dhe një kuletë digjitale. E fundit, projekti i rëndësishëm smart city për 20 qytetet kryesore të vendit. Po punojmë më qeverinë e Emirateve të Bashkuara për financimin e këtij projekti të madh, që do të japë mundësinë p rritje e sigurisë dhe ngritjen në një nivel tjetër të policisë së shtetit”, tha Balla.