AKTUALITET, 27 Maj 2024, 17:12

Ferrari, shufra ari dhe diamante/ Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar që drejtonte rrjetin e restoranteve në Itali, nën akuzë edhe ish-portieri i Napolit

Ferrari, shufra ari dhe diamante/ Shkatërrohet grupi kriminal

Një grup kriminal që drejtonte një rrjet restorantesh në Itali është goditur. Sipas medias italiane, janë nëntë të dyshuari, përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, G.T, 55 vjeç, tani përfaqësues ligjor i Ischia Calcio, A.B , 49 vjeç F.K dhe E.K 40 vjeç.

Tetë restorantet në qendër të Firences që u përdornin për pastrim parash u konstatuan pas një hetimi nga DDA në bashkëpunim me SPAK. Grupi përmes pastrimit të parave riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro.

K dhe B nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin. Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash. Drejtuesit e organizatës kriminale sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante. Ish-portieri duhet të përgjigjet parta gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.