TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona me kombësi shqiptare dyshohet se kanë kryer disa tentativa për vjedhje në Val-d’Oise të Francës, ndërsa raportohet se ata u arrestuan të premten e kaluar nga autoritetet franceze.
Raportohet se tre grabitësit nuk kanë arritur të marrin asgjë pasi në momentet e vjedhjeve janë aktivizuar alarmet të cilat i kanë larguar menjëherë, ndërsa policia franceze i ka arrestuar ata në mes të rrugës pasi i kishin vendosur nën vëzhgim.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme të policisë atyre iu zbuluan pajisje për hapjen e dyerve, dokumente të rreme greke, dhe telekomanda që dyshohet se përdoreshin gjatë grabitjeve.