AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 09:36

Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga shpërthimi u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj

Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga

Shpërthimi me tritol që i mori jetën ditën e djeshme 27-vjeçarit Alekandër Sadikaj ka qenë shumë i fortë duke u ndjerë në të gjithë zonën.

Si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar edhe një grua me fëmijët e saj që kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tjetër në zonën ku ndodhi ngjarja.

Edhe pse makina e tyre ndodhej larg vendit ku shpërtheu mjeti i 27-vjeçarit ato kanë marrë dëmtime të lehta.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe doli vetë nga automjeti. Por pasi u transportua në spital, ndërroi jetë.