AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 23:32

Aksident i trefishtë në Vlorë, përplasen dy makina dhe një motor. Plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident i trefishtë në Vlorë, përplasen dy makina dhe

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, në të cilin janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, në rrugën “Gjergj Arianti”, Vlorë, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Touareg”, me drejtues shtetasin R. J., automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K. Xh., dhe motomjeti me drejtues shtetasin Ll. M.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.