AKTUALITET, 14 Qershor 2022, 09:37

I erdhën me postë nga Anglia 3991 karta SIM, një i proceduar. Çfarë thotë policia

I erdhën me postë nga Anglia 3991 karta SIM, një i proceduar.

Policia e Tiranës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me kartat SIM të sekuestruara 10 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se ka nisur procedim për shtetasin M.H.,  ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”.

“Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze”, thuhet në njoftimin e policisë.