AKTUALITET, 18 Qershor 2022, 08:44

Shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit të Porto Romanos, banorët largohen nga zona

Shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit të Porto

Panik në Durrës mëngjesin e kësaj të shtune, pasi raportohet se ka pasur disa shpërthime në një pikë të mbushjes me gaz në Porto Romano.

Dyshimet e para janë se kanë shpërthyer bombolat në fabrikën e gazit.

Nga sa mësohet deri tani, nuk ka pasur probleme në njerëz.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të vendosin flakët nën kontroll.

Banorët e zonës u larguan prej aty për të qenë të sigurt.